Detajet e prones

TRS-0618-1078 Shitet apartament 3+1 + verandë ne bulevardin “Gjergj Fishta” - Tirane

Property ID : TRS-0618-1078

Okazione, Shitje 300,000 Euro - Apartamente 3+1
154 m23 Dhoma Gjumi2 Tualet  Shto ne liste Printo

Shitet apartament 3+1 + verandë ne bulevardin “Gjergj Fishta” 
Ai ndodhet në katin e dytë të një godine të re(kati përdhe dhe kati i parë janë dyqane tregëtare).
Ka siperfaqe prej 154 m2 dhe verande 92 m2
Me hipoteke
Godina shtrihet në krah të trotuarit të Bulevardit “Gjergj Fishta”.
Eshte i organizuar sallon ndëjtjes i veçuar nga kuzhina e gatimit dhe ambjenti i ngrënies,3 dhoma gjumi,koridori,2 dhoma tualeti dhe një verandë 92 m² e ndarë në dy pjesë njëra e lidhur me ambjentet e ditës(ajo jugore) dhe tjetra e lidhur me ambjente të fjetjes(ajo lindore).
Për ngrohje dhe ftohje per gjithe apartamentin jane instaluar sisteme moderne qendrore.
Për ekonomi përdorimi në mënyrë të pamvarur janë instaluar dhe 3 kondicionere.
Ne verande eshte instaluar dy panele ngrohes uji diellor me kapacitet 200 litra qe japin mundesine e perdorimit te ujit te ngrohte dimer-behar pa perdorur boileret elektrike.
E gjithë dyshemeja është veshur me pllaka të ngrohta qeramike.
Dritaret janë dopio xham,ndërsa dyert janë të kombinuara dru masiv e xham.
Funksionon administratori,2 ashensore dhe kamera 24-orëshe në hyrje.
Në parkingun nëntokësor të godinës egziston mundësia e 1 ose 2 posteve të parkimit (që nuk përfshihen në këtë ofertë).

Cmimi i shitjes 300.000 euro

 

  • :
Vendndodhja e Prones

Prona te ngjashme