Property ID : TRS-0618-1315
Apartamente ne shitje, Shitje 1,100 Euro m2 - Apartamente 2+1
Shitet apartament 2+1 te Pazari i ri prane qendres Linkoln
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 118m2 bruto dhe 104m2 neto.
Është e paisur me çertifikat pronësie.Apartamenti ndodhet në katin e parë mbi dyqane,
ka orientim Jug-perëndim që ka diell gjithë kohës.
Apartamenti është i përshtatshëm si për banim po ashtu edhe shumë i përshtatshëm për biznes si parukeri,
qendër estetike, zyrë avokatie-noteri etj
pasi që është buzë rruge dhe e gjitha me vetrat xhami që mund të vendosën reklama të ndryshme.
Shitet e mobiluar siç shihet në foto përveç dhomës së fëmijëve.
Apartamenti është i organizuar si më poshtë:
Soxhorno, ambjent gatimi më vete, ka 2 dhoma gjumi të mëdha, 2 tualete, ballkon i madhë nga ana e rrugës,
verandë rreth 30-40 m2 nga ana e dhomave të gjumit dhe një koridor të bollshëm.
Një nga tualetet është e sapo restauruar totalisht duke filluar që nga suvatimet,
instalimet elektrike dhe hidraulike, pllaka dhe hidrosanitare, gjithashtu dhe dhoma e fëmijëve është e restauruar nga e para,
suvatime, patinime, vetrata, instalimet elektrike, priza cilësore.
Në dhomën e çiftit do të vendoset vetrata siç është dhe në dhomën e fëmijëve që të ketë dalje në verandë.
Apartamenti ka dhe shtesën e verandës rreth 30-40 m2 të cilat nuk janë të përfshira te metrat totale të apartamentit.
Çmimi i shitjes 1.100/ m2
- :