Property ID : TRS-717-732
Apartamente ne shitje, Shitje 1,300 Euro m2 - Apartamente 3+1
Shitet apartament 3+1 ne rrugen “Marko Bocari”.
Apartamenti gjendet ne nje nga zonat me te mira dhe preferuara ne Tirane.
Pallati pozicionohet shume prane Parkut te Madh te qytetit dhe liqenit artificial;
gjimnazit Petro Nini si dhe zones se ish Bllokut.
Godina ju mundeson 2 ashensore, administrim dhe fasilitetet e nevojshme.
Banesa shtrihet ne katin e 9-te banim, me siperfaqe totale 152.2 m2.
Hapesira e brendshme e hipotekuar eshte 146.7 m2 e organizuar mjaft mire ne:
korridor ne hyrje, sallon ndenje me ambjent ngrenje, kuzhine e vecuar me dritare,
3 dhoma gjumi, ballkon i madh dhe ballkon i mbyllur si dhome tharje, dhe 2 tualete.
Eshte e orientuar nga lindja dhe jugu plot drite dielli natyrale.
Shtepia ka punime te brendshme mjaft cilesore si: parket druri, sistem qendror ngrohje ftohje Fancoil,
dritare dopio, dyer druri, punime murale cilesore, tavane te varur, stuko veneciane, etj.
Me nje cmim tejet ekonomik mund te shitet se bashku me mobiljet, te nje stili klasik dhe teper cilesore,
si: ambazhure klasike, kuzhine druri me pajisje, tavoline ngrenje dhe te gjitha dollapet druri,
e deri te bibliotekat.
Gjithashtu ne pallat keni mundesine te blini parkimin tuaj personal kundrejt cmimit 25’000 euro.
Cmimi per apartamentin 1300 euro/m2.