Property ID : TRR-1217-787
Qera 20 Euro m2 - Hotel
Jepet me qera hotel ne qender te Tiranes.
Ndodhet ne harkun e hoteleve qendrore te Tiranes.
Me keto te dhena:
Objekti eshte konceptuar dhe projektuar si Godine
Sherbimesh sipas normave dhe standarteve Europiane.
Perbehet nga 7 kate mbi tokë dhe 1 kat nën toke,
Akses levizja ne drejtimin vertikal sigurohet nepermjet dy
ashensoreve dhe shkalles, te pozicionuara ne pjesen
perendimore te objektit.
Taraca eshte e shfrytezueshme, me akses hyrje nga kafazi i
Objekti disponon gjithashtu një depozitë uji me volum
25m³, e cila shërben për nevojat utilitare dhe mbrojtjen kundra
zjarrit.
Kati përdhe ka një sipërfaqe prej S=234.1m² me akses hyrje nga rruga
kryesore, nëpërmjet dyerve të pozicionuara në fasadat lindore dhe veriore të saj.
Në këtë kat janë organizuar nje bar, holli i pritjes dhe recepsioni .
Në pjesën anësore do ketë dhe nje oborr të bredshëm
të gjelberuar për klientet.
Në pjesën e përparme dhe anësore te objektit do ket një brez me
gjerësi 3m, i cili do gjelberohet dhe do organizohet si pjesë e barit
Kati tip ka një sipërfaqe prej S=234.1m², zhvillohet në gjashtë kate dhe kanë akses të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë me ashensorët dhe shkallën e emergjences.
Struktura është e tipit skelet me kollona dhe tra beton arme.
Kolonat janë të vendosura në perimtër të godinës në mënyrë të tillë që krijojne fleksibilitet në organizimin e ambienteve brendshme të godinës.
Hoteli eshte i paisur me mbrojtje nga zjarri, sistem alarmi,
sistem ventilim, aspirim, kondicionim, kamera sigurie.
Në çdo kat jane parashikuar 5 dhoma, tre dhoma standart, një suitë
familjare dhe një dhomë treshe.
Në çdo kat ka edhe një ambjent
ndihmës, në funksion të aktivitetit.
Eshte totalisht e mobiluar dhe siguron parking per 10 makina.
Kati perdhe ka nje salle eventesh qe behet dhe salle konferencash
Kapaciteti rreth 120 persona
Kati perdhe ka bar,recepsioni ,holle ndenje
Total 30 dhoma sepse cdo kate ka 5 dhoma gjumi nga te cilat
Dhoma standarte :18
Suite familjare :6
Dhome treshe :6
Cmimi 20 euro/m2