Detajet e prones

TRS-0618-1001 Shitet Objekt ndertimi per hotel ne qender te Tiranes. - Tirane

  • 22
  • 23
  • 24
  • 41
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40

Property ID : TRS-0618-1001

Shitje 7,000,000 Euro - Hotel

Shitet Objekt ndertimi per hotel ne qender te Tiranes.
I pershtatshm kryesisht per hotel,si dhe sherbime te tjera te cdo lloji si:
Qender tregetare biznesi,zyra,call center etj.
Me keto te dhena:
Objekti eshte konceptuar dhe projektuar si Godine
Sherbimesh sipas normave dhe standarteve Europiane.
Perbehet nga 7 kate mbi tokë dhe 1 kat nën toke, i
pozicionuar brenda një prone prej 475 m² me një siperfaqe te
katit tip 234.1 m² dhe siperfaqe 1638 m² ndërtim mbi tokë
me një koeficient shfrytëzimi trualli prej 49 % dhe 375m²
nen toke (me nje siperfaqe totale 2013m²).
Akses levizja ne drejtimin vertikal sigurohet nepermjet dy
ashensoreve dhe shkalles, te pozicionuara ne pjesen
perendimore te objektit.
Taraca eshte e shfrytezueshme, me akses hyrje nga kafazi i
shkalles dhe nga puset e ashensoreve.
Godina përfshin fasada të realizuara pjesërisht me vetrata dhe
pjesërisht kallkan.
Fasadat lindore dhe veriore përbëhen, në pjesën më të madhe të
tyre, nga një vetratë e vazhduar me xhama me ngjyra, duke
krijuar nje mozaik te vertete.
Xhamat e vetratave me ngjyra filtrojnë në një mënyrë kromatike dritën në
ambientet e brendshme dhe njekohesisht sigurojne mbrojtjen akustike dhe
termoizilimin Kati nën tokë ka një sipërfaqe prej S=375m².
Kati përdhe ka një sipërfaqe prej S=234.1m².
Kati tip ka një sipërfaqe prej S=234.1m², zhvillohet në gjashtë kate me te njejten siperfaqe dhe kanë akses të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë me ashensorët dhe shkallën e emergjences.
Struktura është e tipit skelet me kollona dhe tra beton arme.
Kolonat janë të vendosura në perimtër të godinës në mënyrë të tillë që krijojne fleksibilitet në organizimin e ambienteve brendshme të godinës.
Lartësite e ndërkateve janë respektivisht: kati nëntokë
H=4.32m, Kati përdhe H=4.5m, kati tip H=3.5m dhe kafazi i
daljes në taracë është H=3.5m.
Lartësia maksimale e strukturës mbi tokë është : Hmax=28.26m
Objekti eshte i paisur me mbrojtje nga zjarri, sistem alarmi,
sistem ventilim, aspirim, kondicionim, kamera sigurie.
Cmimi i shitjes   7.000.000 Euro

Vendndodhja e Prones

Prona te ngjashme